VIP-at ditët e sotme e kanë shumë të vështirë të flasin rreth vetes përsa i përket jetës personale. Por “i guximshëm” është shfaqur një nga reperët shqiptarë. Buta, i pyetur nga ‘NIN’ pas performancës në “Sunny Hill Festval” nëse është i lidhur, tha ‘po’ dhe madje, po i shkon shumë mirë.

Kaq tha Buta, por kujt i mjafton kaq?! “Prive” zbuloi se e dashura e tij është nga Ferizaj, ku Buta jeton ende e ka hapur një biznes.



Kemi përshtypjen se “Prive” e di për kë bëhet fjalë, por s’tregon. Më parë, reperi ka qenë i lidhur me këngëtaren Edona Vatoci, e cila u bë e njohur pas pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”. Për Butën, Edona ishte vajza perfekte, “e hollë, e bukur, që vishet mirë”. Ata u ndanë në nëntor të 2017-ës. Çifti, sipas reperit, nuk kishte më asnjë arsye për të qëndruar bashkë dhe asgjë s’mund t’i detyronte për të vazhduar lidhjen.


Flash Lajme