Pamela Aliaj – Nga dasma e Marsela Çibukajt deri tek ajo e Jonida Vokshit, të pathënat e ceremonive – Unaza, fustani e deri te vendi i festimeve, detajet e veçanta të dasmave që pritet të ndodhin



Si pa kuptuar dhe pa e ndjerë fare na ka mbetur vetëm një muaj i kësaj stine të nxehtë. Por mos mendoni se me të nxehtin mbarojnë dhe ditët e veçanta e sidomos eventet e unike të këtij viti. U referohemi dasmave ‘hot’ të 2019-ës. Vendosa t’i vë këtë emër për arsyen e thjeshtë se do të realizohen në fund të verës, por jo vetëm, në privatësi dhe “heshtje” të plotë. Tri janë deri më tani dasmat që priten të ndodhin, ndërkohë që kujtojmë se në fillim të verës kurorëzoi dashurinë aktori i “Portokalli”-së, Gazmend Paja. Në ditën e parë të qershorit, aktori i njohur Gaz Paja i ka dhënë fund beqarisë dhe në dasmën e tij kanë marrë pjesë mjaft njerëz të njohur. Gazi ka zyrtarizuar me martesë lidhjen me të dashurën e tij prej kohësh mbrëmjen e së shtunës në një ceremoni madhështore me shumë miq dhe familjarët e tyre. Falë “Instagram”-it na u duk sikur ishim edhe ne pjesë e dasmës së Gazit, pasi të ftuarit kanë publikuar shumë foto e video nga ceremonia përrallore dhe duhet ta pranojmë që bashkëshortja e aktorit dukej si një yll i vërtetë. Por e dini se sa vite diferencë kanë Gazi dhe Ira Seferi? Aktori mbush plot 41-vjeç më 27 shtator, ndërsa partnerja e tij e jetës është rreth 24-25 vjeç, pasi në vitin 2016 është diplomuar në universitet. Ndërkohë, u rikthehemi dasmave të shumëpritura për këtë fundvere. Duke nisur me këngëtaren e njohur Marsela Çibukaj, e cila jo më larg se një ditë më parë njoftoi se do të kurorëzonte dashurinë e saj me këngëtarin Vitmar Basha. Pastaj detaje të tjera do të sjellim për martesën e këngëtarit Blero Muharremaj me modelen bukuroshe Afrona Dika, dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme është dasma e moderatores tërheqëse të “DigitAlb”, Jonida Vokshi me regjisorin dhe producentin e serialit televiziv “O sa mirë”, Besnik Krapi. Mezi presim të shohim secilën prej tyre nuse, e me siguri do të jenë eventet më të bukura për t’u parë e treguar për këtë vit.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Marsela Çibukaj dhe këngëtari energjik i muzikës rok, Vitmar Basha, në shkurt të këtij viti bënë publike lidhjen e tyre. Gjatë një interviste të Vitmarit për emisionin “Lart e Poshtë”, ai bëri të ditur romancën midis tyre duke u shprehur se Marsela e ka frymëzuar për albumin e ri. Së fundmi, një mik i këngëtares, gazetari Eraldo Rexho është intervistuar nga Genta Hodo në programin “Edicioni Veror” dhe ka bërë të ditur se Marsela dhe Vitmari do të martohen. Ai ka zbuluar se çifti do të organizojnë së shpejti një dasmë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ndërkaq, kujtojmë se Vitmari ka bërë me dije se diçka e tillë pritej të ndodhte në pranverë të vitit që vjen. Ndërsa Marsela, duke qeshur, është shprehur: “Mos thuaj kot. Tani unë si vajzë nuk mund të them se kur e kemi për t’u martuar, sepse së pari i përket çunit (duke bërë me gisht nga Vitmari) t’i propozojë femrës. Kështu që presim propozimin dhe unazën, më pas caktohet data. Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Vitmari publikoi albumin e titulluar ‘9’, që sipas tij, ka qenë produkt i frymëzuar tërësisht nga e dashura, Marsela. Pra më në fund Vitmari i paska propozuar Marselës dhe ajo ka thënë ‘po’! Të shohim ditët në vijim nëse do arrijmë të ‘zbulohen’ detaje të tjera lidhur me këtë event unik të tyre.

martesa vip 5martesa vip 4martesa vip 3martesa vip 2martesa vip 1
<
>
C

 Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Martesa e Bleros dhe Afronës, të cilët shpesh komentohen në media për ndarje dhe bashkim ka qenë më e detajuara në parapërgatitje. Ka qenë vetë çifti i njohur, i cili ka vendosur të ndajë çdo moment të rejat rreth organizimit të dasmës, e cila pritet të jetë përrallore, unazat, fustanet, vendi etj. Këngëtari i njohur dhe bukuroshja bionde do të martohen në Shqipëri, më saktë në Lezhë, në plazhin “Rana e hedhun”. Dasma do të zhvillohet në një nga hotelet më të njohur të zonës. Organizimi i dasmës, me rreth 300 të ftuar i është besuar një kompanie në Shqipëri dhe gjithçka do të jetë e bardhë. Afrona do të veshë dy fustane nusërie. Gjithashtu, është zbuluar edhe data e dasmës, e cila është 21 shtator 2019. Ndërkaq, në shkurt të vitit të kaluar, këngëtari Blerim Muharremi dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, ndërmorën hapin e madh në lidhje, duke blerë një apartament të ri në periferi të Prishtinës. Për këtë arsye Blero shtyu edhe publikimin e klipit të ri, duke investuar kështu paratë në shtëpinë e re, e cila ka kushtuar plot 350 mijë euro dhe është rreth 280 metra katrorë.

 Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Jeta private e Jonida Vokshit ka qenë prej kohësh në vëmendje, por mediat nuk kanë arritur të zbulojnë shumë për aktoren, pasi ajo është treguar gjithnjë e rezervuar. Thashetheme të shumta ka pasur, por kanë rezultuar të pavërteta kur mendohej se ajo kishte një romancë me DJ Sardin, duke qenë se u ‘kap mat’ disa herë nga paparacët në praninë e tij. Mirëpo e ftuar në “Xing me Ermalin”, Jonida ka dhënë ekskluzivisht lajmin se do të martohet dhe ka zbuluar lidhjen me një prej aktorëve më të njohur. Ai quhet Besnik Krapi dhe është producent dhe aktori i serialit kosovar “O sa mirë”. Kujt ia merrte mendja! Jonida dhe Besniku e kanë ruajtur prej vitesh lidhjen e tyre jashtë syrit të publikut dhe në “Xing me Ermalin” ka qenë momenti i përshtatshëm që Jonida të deklaronte lajmin e bukur. “Unë me Besnikun jam njohur tek seriali ‘O sa mirë’, pasi ishim të dy pjesë e kastit. Ishim në fillim miq dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam. Ishte si dashuri me shikim të parë, pasi kishte një lloj shkëndije”, u shpreh Jonida. “Do bëjmë dasmë, do kërcejmë. Do jua nxij pak jetën ty dhe Amit”, u shpreh Jonida, duke zbuluar kështu se dasmën do e bëjë “Ami Event” dhe pikërisht në fillim të verës, ajo dhe Ami udhëtuan jashtë vendit për të zgjedhë fustanin e dasmës, apo mbase edhe më shumë se aq! Me siguri Jonida nuse do të duket përrallore!


Flash Lajme