Pamela Aliaj – Ditët e nxehta të verës nuk kanë mbaruar ende ashtu si dhe fotot e postimet provokuese nëpër rrjetet sociale të VIP-ave tanë. Kush me një trup fantastik e kush me pamje provokuese, të gjitha duket se janë formë për të shpalosur hiret këtë verë.

Ndërkaq duke qenë se postimet janë të shumta, ne zgjodhëm vetëm disa prej tyre që u dukën më tërheqëse. Nga ish-velina Alesia Bami e deri te këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ndiqni bukuroshet tona në foto me bikini ‘hot’ të kësaj jave.



Alesia Bami

Ajo është një prej femrave më seksi shqiptare aktualisht. Modelja e prezantuesja televizive është mjaft aktive në rrjetet sociale, në internet, ku gëzon një popullaritet të konsiderueshëm. Në Instagram, bukuroshja marramendëse ndiqet nga mbi 245 mijë persona. Ndërkaq ajo poston rregullisht fotografi në rrjetet sociale, që jo rrallëherë janë tejet joshëse. Në disa prej fotove të saj më të reja mund të shihet se si ajo po e kalon verën e sivjetme. E veshur me bikini, ajo ka shfaqur trupin e saj në forma perfekte.

vipa ne plazh era istrefi 3vipa ne plazh era istrefi 2vipa ne plazh era istrefi 1
<
>

Era Istrefi

Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi në këto ditë të nxehta të gushtit ka gjetur kohë për pushime. Këngëtarja e hitit “Bon bon” gjendet në ishullin grek Mikonos, me ç’rast po publikon imazhe të ndryshme për fansat e saj. Pak minuta më parë, bukuroshja kosovare për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj publikoi disa imazhe tejet tërheqëse, në të cilat po merr komente dhe pëlqime të shumta. Me bikini ngjyrë portokalli dhe me flokë të lëshuara, Era shfaqi linjat e saj trupore.

vipa ne plazh flaka krelani 2vipa ne plazh flaka krelani 1
<
>

Flaka Krelani

Këngëtarja bukuroshe po relaksohet në pishinë gjatë këtyre ditëve të nxehta. Flaka Krelani ka ndarë me ndjekësit imazhe të reja në rrjete sociale, në të cilat vjen tejet atraktive. Këngëtarja ishte veshur me një fustan të bardhë, ndërsa mori poza provokuese para kamerës. Edhe kësaj radhe, Flaka dukej në top-formë, ndërsa në plan të parë në këto fotografi kishte vënë këmbët seksi. Për ndryshe, projekti i fundit nga Flaka Krelani titullohet “Slay”, ndërsa ka paralajmëruar këngë të reja.

vipa ne plazh ilda bejleri 1vipa ne plazh ilda bejleri 2
<
>

Ilda Bejleri

Ajo së fundmi ka sjellë disa imazhe provokuese nga bregdeti. Ilda Bejleri si destinacion për pushime ashtu si shumë të famshëm shqiptarë ka zgjedhur bregdetin grek. Moderatorja nuk i ka kursyer aspak fotografitë joshëse nga këto pushime, ku shfaq format trupore në bikini. Në një prej fotografive, Ilda u shfaq tërheqëse teksa kishte vënë në plan të parë të pasmet në bikinit e brendit “Moschino”. Ilda Bejleri mori shumë komente dhe pëlqime nga ana e ndjekësve, të cilët e komplimentuan për format trupore.

Ledina Çelo

Këngëtarja e njohur shqiptare është rikthyer për pushime në Shqipëri. Së bashku me familjen e saj, ajo po shijon Jalën në këto ditë të nxehta gushti. Ledina, 42-vjeçare, ka publikuar disa fotografi me bikini në ‘Instagram’. Ajo vjen përvëluese, ndërsa në fokus vihet trupi i saj sensual dhe kryesisht të pasmet. “Mirëmëngjesi verë 2019, Shqipëria ime”, shkroi Ledina, e cila është nënë e dy fëmijëve dhe me një karrierë të gjatë si këngëtare.

vipa ne plazh majlina zeka 1vipa ne plazh majlina zeka 2
<
>

Majlinda Zeka

Ajo është një nga modelet, e cila shpesh bëhet pjesë e mediave rozë. Dhe shpesh herë në fokus, është jeta e saj private sidomos pjesa e lidhjes me reperin Majk pasi që dyshja kanë edhe një djalë, Roanin. Majlinda, është aktive në rrjete sociale ku ndan postime të shumta me ndjekësit e saj. Së fundi modelja, ka postuar një foto mahnitëse ku duket për mrekulli dhe në top formë. Kujtojmë që modelja është përfolur edhe për jetën e saj private, për lidhjen e saj me këngëtarin Majk.

vipa ne plazh rita ora 2vipa ne plazh rita ora 1
<
>

Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po shijon në maksimum pushimet në Spanjë. Rita Ora kësaj radhe e zgjodhi Ibizën si destinacion për pushime, ku po kalon çaste të paharruara. Këngëtarja në këto pushime mori gjithë vëmendjen e ndjekësve teksa u shfaq së pari, me bikini shumë të vogla. Së fundi, Rita postoi fotografi të reja nga jahti, ku u shfaq me një palë bikini dyngjyrëshe dhe dukej shumë tërheqëse. Për ndryshe, “Ritual” titullohet projekti i fundit nga Rita Ora, këngë e cila u prit shumë mirë në publik.

vipa ne plazh tayna 1vipa ne plazh tayna 2
<
>

Tayna

Duket se artistja ka nevojë për ca ditë pushimi. Tayna ka qenë tejet e angazhuar këto muajt e verës si me këngët e punuara ashtu edhe me koncerte në vende të ndryshme. Si duket pas gjithë këtyre angazhimeve këngëtares i ka marrë malli për ditët e pushimit. Ajo ka publikuar një fotografi në ‘Instagram’ të shkëputur nga pushimet e fundit të cilat i kaloi në Tajlandë. Përndryshe, kujtojmë se ditë më parë Tayna në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Lyrical Son lansuan këngën ‘Pasite’ projekt ky shumë i pëlqyer nga publiku.


Flash Lajme