Vera është koha më e bukur e vitit. Shkon në plazh, merr rreze, argëtohesh me mitë, me familjen, nuk e çan kokën për asgjë dhe sillesh si dot ti.

Prandaj është stina më e bukur dhe e preferuara për të gjithë ne. Edhe për gazetaren, Iva Tiço. Prej javësh, gazetarja ka nisur pushimet. Dhe së fundmi ndodhet në Greqi.

Ndërkohë, përmes një postimi në Instagram, Iva ka dhënë një mesazh për gjithë. Iva shkruan se, duhet ta shijojmë verën, të hamë si të duam, të argëtohemi, të flirtojmë etj, etj. Ka kohë për të gjitha, shkruan gazetarja, për shpengim, për kujdes dhe për regjime të rrepta.

“Le te zbresim pak ne toke: vera eshte stina kur i marrim gjerat lehte dhe e teprojme, me ushqime, me pije, me zhveshje, shkujdesje, te qeshura, shperthime, flirte, arratisje, lojra, kalamanlliqe. Dhe jo me kot eshte stina me e lumtur. Ndaj mos lejoni askend t’ju thote cfare te beni, si ta beni, si te silleni, si te hani dhe cfare te pini. Beni c’tu thote mendja dhe qejfi, po te doni dhe pertej veres. Ka kohe per te gjitha, edhe per shpengim, edhe per te pasur kujdes, edhe per mekate te embla dhe per regjime te rrepta. Dhe poooo, ai qe duket, nese behet zoom mbi foto eshte bark i vene me shume dashuri, lumturi, edhe me coca-cola qe e kam pire sa kam dashur, pervecse e kam veshur ne fustan ?. Dhe me bakllava, mousaka, ouzo, birra, vere, fruta deti te skuqura, gjerat me te shijshme te Greqise dhe gjithe pastat dhe aperitivet e shijshem te varkes italiane. Sikur te ishim gjithe vitin, kaq te shpenguar sa ne vere, jeta me siguri do kishte tjeter shije ⛵️?⚓️?? “,- shkruan gazetarja.dardania.com


Flash Lajme