Ata festuan dje përvjetorin e tyre të parë të martesës. Bëhet fjalë për Ledion Liçon dhe Sara Hoxhën, ku kjo e fundit nisi që para një dite me postimet romantike nga momentet e dasmës në Itali.

Ndërsa dje, ajo ka publikuar disa foto të surprizës që i bëri Ledionit këtë përvjetor. Ai ka shkuar në koncertin e “30 Seconds on Mars” dhe madje ka realizuar edhe një foto me liderin e grupit Jared Leto.



“Për përvjetorin tonë, ai donte të shikonte grupin e tij të preferuar”, shkruan Sara. Nuk dihet nëse ajo e shoqëroi bashkëshortin në këtë udhëtim, duke qenë shtatzënë. Por nisur nga vendi ku po qëndrojnë në prapaskenë dhe jo në mesin e turmës, mendojmë se ajo ka qenë pranë tij.


Flash Lajme