Leonida Sheqeri



Me sa duket , të vishesh bukur jo medoemos do të thotë të vishesh me rroba të shtrenjta. Këto yje të skenave botërore në tregojnë se ska rëndësi se sa para keni në llogari bankare, një firmë stilimi mesatare mund të ketë rroba po aq të bukura sa ato të firmave të mëdha.

  Janë pikërisht këto personazhe të famshme që morën guximin të vishnin rroba me cmime të perballueshme nga të gjithë edhe në tapetin e kuq… dhe rezultati ishte I mrekullueshem.

Jennifer Lopez me ASOS

Jennifer Lopez është e njohur në gjithë botën per talentet e saja në shumë fusha të artit por gjithashtu edhe per format e saj sexy dhe mënyrën si vishet. Në një nga netët në American Idol, disa kohë më parë ajo veshi një fustan të firmës ASOS pa u shqetësuar se çmimi ishtë shumë herë më I ulët se sa pritej nga ajo. Nje fustan i shkurtër që vinte I gjerë në fund,  me mëngë të gjata dhe të ngushta ishte zgjedhja e Lopez që mori vëmendje të mëdha nga mediat. I lirë , I thjeshtë por gjithsesi shumë I bukur.

Jessica Alba në 3.1 PHILLIP LIM nga TARGET

Nderkohë që  vitet e fundit trikot po bëjnë namin në modën e dimrit, Jessica Alba u shfaq e veshur me to kur akoma nuk ishin shumë të perdorura nga moda e te famshmëve. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti që trikoja I përkiste firmes TARGET , një firmë e njohur nga të rinjtë per cmimet e perballueshme. Shpresojmë që  trendi I trikove do vazhdojë dhe vitin tjeter ,pasi ashtu sic na tregon Jessica Alba me një triko të thjeshtë  të kombinuar me një palë xhinse dhe taka mund të dilni të mrekullueshme.

Kate Mara me koleksionin H&M CONSCIOUS

Keni një event të madh ku duhet të merrni pjesë por jeni në krizë me buxhetin?  Shikoni Kate Mara që të inspiroheni dhe të kuptoni  se nuk ju duhen shumë para që të godisni në shenjë. Ylli amerikan duket sikur është veshur shtrenjtë me bluzën  e gjerë me supe të strukturuara mirë dhe mbi të gjitha me detaje të gximshme. Por , ja që nuk është ashtu . Ndonëse bluza duket e shtrenjtë  ajo tregon vetë që bën pjesë në kolëksionin e firmës H&M , një kolëksion që është I përballueshem edhe per njerëz metë ardhura jo shumë të larta.

 Kylie Jenner me White Eyelet Dress

Kylie Jenner në një postim të bërë në profiling e saj në Instagram u shfaq e veshur me një fustan të bardh nderkohë që fotoja ishte në formatin bardh e zi. Fotoja mori pelqime të shumta pa bërë asnjë ndryshim fakti që fustani bëntë pjesë tek ato rroba të Kylie-t që kushtojnë shumë më lirë nga sa kushtojnë zakonisht rrobat e të famshmëve. Megjithatë duhet thënë se nuk është hera e parë që Kylie vishet me rroba të lira, ndonëse është shembull per mijëra vajza të reja .

Selena Gomez me FOREVER21

Selena Gomez njihet per stilin e saj të rehatshem , të thjeshtë por dhe të bukur njëkohësisht.  Një aktorë dhe një këngëtare shumë e njohur , Selena ka ditur sit ë rrëmbejë dhe vëmendjen e publikut dhe mediave me veshjet e saja të vecanta por jo rrallë herë dhe të lira. Në një nga eventet e shumta që ka marrë pjesë ajo shfaqet e veshur me nje fustan të shkurter  me një krahë që I nxirrte format shumë bukur. Pjesa më e bukur e këtij fustani ishte fakti që ky fustan kaq I bukur  , ndryshe nga fustanet e tjera në tapetin e kuq, bëntë pjesë në koleksionin e Forever 21. Pra… fae lehtë I perballueshem edhe nga 21 vjecaret  në jetën e perditshme.


Flash Lajme