Enca Haxhia është një ndër këngëtaret shqiptare më të komentuara jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për fotot e saj provokuese. Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale dhe mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj.



Jemi mësuar që Encën ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje, ku shfaqet në formë perfekte dhe gjithmonë sexy. Ndonëse s´kanë munguar fotot pa make up dhe pa filtra, ka qenë një fans I saj që ka derguar një video tek një faqe Instagrami ku shprehet I zhgenjyer nga këngëtarja. Duke bërë një krahasim mes videos të bërë nga ai vetë dhe një fotoje të postuar nga Enca, ai ka thënë se ajo po mashtronte të gjithë fansat e saj.

Në videon e publikuar nga faqja vipat e bllokut, shfaqet një Enca komplet ndryshe nga ajo e rrjeteve sociale, ku kilogramet e teperta shihen qartë dhe s´kanë munguar dhe epitetet dhe krahasimi me Olti Currin.

enca67970286_594132294450594_352577112323915776_n
<
>

Flash Lajme