Në gusht të 2017, Çiljeta publikoi këngën “Pa ty jetoj”, bashkëpunim me një reper të ri, ALORES.

Ky i fundit, pasi arriti të pëlqehej nga të rinjtë për një stil të këndshëm të të bërit rep, arriti të zgjerojë bazën e tij të fansave dhe njohjes duke bërë që këtë verë të ketë pasur edhe koncerte në jugun e Shqipërisë, që është edhe destinacioni i preferuar i momentit.

Mbrëmjen e djeshme, ALORES po udhëtonte drejt Dhërmiut për koncertin e radhës por për fat të keq i është dashur ta anulojë duke qenë se u përfshi në një aksident.

Fatmirësisht, aksidenti automobilistik nuk ka qenë i përmasave të mëdha dhe reperi është larg rrezikut për jetën teksa aktualisht ndodhet në spital për të marrë mejkimin e nevojshëm për dëmtimin në kokë.

Image

Image