Gazetarja e njohur Aulona Musta, është një ndër emrat e njohur të ekraneve shqiptare, që reagon më së shumti sa herë bëhet fjalë për temën e hidhur, të dhunës ndaj grave.

Këtë herë, me anë të një foto ku Aulona tregon se Shqipëria renditet ndër vendet me një nivel të lartë të vrasjeve të grave nga partnerët intimë, shkruan se sot, shoqëria jonë nuk ka më burra të vërtetë, por “bura” që e masin forcën e tyre duke vrarë gratë.

Reagimi i plotë:

“BuRa te frustruar, buRa me 100 komplekse, buRa te vegjel qe te vetmen menyre qe kane per te qendruar mbi grate eshte duke i vrare ato!

Larg buRave te tille! Me mire nje jete e kaluar vetem, se sa me ne krah nje buR te tille!

Nena qe rrisni djem kini kujdes, sepse keni pergjegjesine kryesore dhe shpesh jeni fajtore per burrin qe djali juaj do te behet kur te rritet. Rrisni burra qe i duan dhe i respektojne grate! Mesojani qe kur jane foshnje kete! Mos rrisni burra qe nenshtrojne grate per te treguar qe jane superior!

Ah per te mos harruar nje tjeter hallk shume kryesore, qeveritare dhe ligjvenes te ketij vendi ashpersoni ne maksimum denimet per buRat qe vrasin grate! Kush kryen nje veprim te tille nuk duhet te kete shpetim!”, shkruan Aulona./L.F-dritare.net


Flash Lajme