Modelja me famë botërore Angela Martini në një intervistë për një media të huaj, ka thënë se ka hequr dorë nga modelingu. Ajo është shprehur se pas 8 vitesh në këtë fushë, ka kuptuar se dëshiron të ndryshojë mënyrën  e jetesës.

“Përveç faktit se më pëlqen të bëj shumë gjëra në jetë, pas 8 viteve modelim, dua të ndryshoj paksa jetën time. Gjeta një mënyrë për të shprehur botën time të brendshme jo vetëm atë të jashtme”, ka thënë Angela.

Martini po punon për të publikuar librin e saj “Ambasadori i Dritës”.  Ky libër do të përmbajë jetën e autores dhe vështirësitë e nënës së saj përgjatë përpjekjeve për t’u larguar nga Shqipëria për në Zvicër.

“Libri do të jetë në treg në pjesën e dytë të tetorit, në SHBA në disa vende europiane dhe sigurisht në shtëpinë time, Shqipëri” shprehet Angela./L.F-dritare.net