Rozana Radi po kalon pushimet në ishullin grek Santorini. Momentet e relaksit ajo nuk ka nguruar t’i ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në instagram. Rozi publikon herë pas here pamjet nga ky vend i mrekullueshëm.

Edhe pse ajo duket në formë shumë të mirë fizike, komentet jo gjithmonë janë të hijshme dhe pozitive. Në një foto ku ajo pozon me një palë bikini të zeza në një pishinë ku përtej dallohet deti mahnitës, një komentuese ia ka prishur pak qetësinë.

“Dhjamë është ai”?, ka shkruar komentuesja në gjuhën italiane.

“Si ka mundësi që sa të shikoni një grua, o burra ça të shajmë” i kthehet Rozana.

Tani komenti është fshirë në faqe, mesa duket komentuesja është ndjerë në faj për komentin e saj aspak etik./L.F-dritare.net


Flash Lajme