Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, ka krijuar për tregun muzikor shqiptar perla të cilat jo vetëm që janë të pazëvendësueshme, por jemi të sigurt që do t’i rezistojnë çdo periudhe.

Me anë të një foto në instagram ajo na ka rikthyer disa vite më parë në kohë, atëherë kur këndoi vargjet e mrekullueshme të këngës “Jetoj”.

Me një foto me duart bashkuar me bashkëshortin e saj, Skerdin, Aurela shkruan se mbase dikur nuk e ka kuptuar vërtet thelbin e këtyre vargjeve, por sot po.

“E dua, një dorë që t’a shtrëngoj , t’a mbaj në dorën time dhe të them se po jetoj !

Ne kohën kur e kendova, 18  vjet te shkuara, mbase se kam kuptuar thelbin e vèrtetë te ketyre vargjeve . Sot ,po”, shkruan Aurela.

Jo pak komente ka marrë ky postim kaq i ëmbël i Aurelës, ku ndër to spikat ai i Vesa Lumës, Arbanës dhe Eraldo Rexhos.

Ju kujtojmë edhe një herë këtë perlë të muzikës shqiptare./L.F-dritare.net


Flash Lajme