Ermal Mamaqi, po xhiron skenat e filmit më të ri të tij. “I Love Tropoja” është produksioni që do të sjellë së shpejti në treg, aktori i humorit. Ky film ka bërë bashkë njerëz të njohur të ekranit shqiptar, si Enca Haxhia, Arjola Demiri dhe Skerdi Faria.

Nuk dihet ende përse është vendosur ky titull, megjithatë një gjë është e sigurt, ky film do të na shkrijë së qeshuri.

Herë pas herë Mamaqi  poston  në rrjetet e tij sociale, foto dhe video komike nga xhirimet.

View this post on Instagram

A post shared by (@ermalmamaqiofficial) on

“Ishte çdo gjë në rregull deri sa ky tipi më preku kamerën”, shkruan Ermali krah fotos.

Me Arjola Demiri. Ermali nuk ka se si të jetë serioz, në asnjë moment të jetës së tij.

Një faqe humori në instagram, me anë të fotoshopit ka bashkuar Ermalin me aktorin e njohur të Hollywoodit, Liam Neeson. Ai nuk ka ngurruar ta shpërndajë atë në faqen e tij, duke shkruar:

“Faleminderit Liam për mbështetjen. Tropoja të do”.

/L.F-dritare.net


Flash Lajme