Bleona Qerreti me anë të një postimi në instagram, ka njoftuar se ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

Ikona ndërkombëtare e popit, Bleona Qerreti, ka bashkuar forcat me Taryn Brown Company, e njohur për marketing dhe promovim.

“Bleona është një artiste e pavarur, e cila ka ngjitur hapat një pas një, me vokalin e saj të fuqishëm, sharmin dhe personalitetin. Bleona është një Diva. Jemi të ngazëllyer për bashkëpunimin tonë me të”, tha Taryn Brown, drejtori kryesor i kompanisë.

Taryn Brown Company është një koorporatë e cila promovon artistët e rinj por jo vetëm. Ajo i ofron atyre mundësinë  e nënshkrimit të kontratave të ndryshme të cilat promovojnë punën e tyre krijuese. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse, t’i urojmë fat dhe suksese Bleonës në këtë hap të rëndësishëm të karrierës së saj./L.F-dritare.net


Flash Lajme