Albeda Abazi, dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan u bënë për herë të parë prindër në 5 maj të 2019.

Efhan, u quajt vogëlushi i çiftit të njohur të show bizit.

Por, lindja e Efhan ka qenë mjaft e vështirë për Almedën.

Ajo së fundmi ka treguar se ka qëndruar 15 orë në sallën e operacionit, pasi ajo zgjodhi lindjen natyrale.

“Ishte nëna ajo që më këshilloi të bëja lindje natyrale pasi kështu do ta përjetoja ndjesinë e të qënit nënë ashtu siç duhet. Djalin e solla në jetë pa marrë injeksione dhe pse e gjithë procedura zgjati plot 15 orë dhe ishte gjithçka shumë e vështirë.”- ka thënë Almeda./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme