Të gjithë u çuditëm kur morëm vesh se Oriola dhe Noizy i kishin prishur tanimë marrëdhëniet mes tyre. Por më shumë sesa një sherr, mendohet se ka qenë një moment i pakëndshëm mes dy miqve të mirë.

Kjo pasi ditët e fundit të dy kanë konfirmuar edhe njëherë se së bashku janë një skuadër e suksesshme. Edhe pse asnjëherë nuk u bë i ditur shkaku i këtyre zënkave, duket se mes tyre nuk ekziston mëri.



Dhe këtë gjë na e vërtetoi më së miri veprimi i fundit i Noizy-t. Reperi ka publikuar në Instastory foto të ndryshme të vajzave të cilat kanë blerë veshje nga firma e tij “IllyrianBlood ine”. Mes tyre nuk ka munguar edhe Oriola, së cilës i ka shpërndarë jo një, por dy foto. Edhe pse modelja nuk ka reaguar, ky gjest i artistit tregoi se “plasaritjet” e vogla në shoqërinë e tyre janë kalimtare dhe mes tyre nuk ekziston asnjë lloj inati.

Krahas kësaj, këtë gjë ata na e kanë treguar edhe më parë, teksa të dy kanë qenë të pranishëm në festa të njëjta, nën praninë e njëri-tjetrit, edhe pse nuk flisnin.


Flash Lajme