Prezantuesja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, këtë verë solli në treg një sërë këngësh, që menjëherë u kthyen në hit. E mbushur me koncerte, ky sezon i Luanës ka qenë plot me punë.

Para se t’i rikthehej zyrave për projektin e ri televiziv, Luana, pushoi disa ditë me familjen e saj në Dhërmi.

Nuk e dimë se çfarë po përgatit ajo këto kohë, por aman një grep e ka hedhur, duke lajmëruar se së shpejti do të sjellë diçka të re.

View this post on Instagram

A post shared by (@luanavjollca) on

Këngë, emision, apo ndoshta do të shohim atë në një tjetër fushë, këtë nuk e dimë.

Sot instagrami i saj është mbushur plot me foto, nga seti i saj fotografik.  Nuk mund të ndodhte që ajo të shfaqej me një look, si gjithmonë. Me një natyrë që karakterizohet nga energjia, Luana ka bërë një tjetër ndryshim në pamjen e saj. Flokët shkurt, me balluke, bionde, buzë të errëta dhe syze të mëdha, këto foto nuk kanë nevojë për shumë përshkrim./L.F-dritare.net


Flash Lajme