Këngëtarja e njohur e trevave shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë një akuzë për festivalet shqiptare, ndaj artistëve të Kosovës. E ftuar sonte në emisionin Pressing, ajo është shprehur se ka kohë që dikush nga Kosova nuk merr çmim në Shqipëri.

“Nuk më kujtohet që dikush nga Kosova ka marrë ndonjë çmim në Shqipëri. Deri vonë kam besuar që ka ekzistuar një marrëveshje e pashkruar që mos të fitojë asnjë kosovar” është shprehur ajo. /L.F-dritare.net


Flash Lajme