Grimieri i njohur nga Prizreni, Arbër Bytyqi me punën e tij profesionale ka kanë tërhequr vëmendjen në të gjithë botën.

Ai jeton dhe punon në Prizren, ndërsa falë transformimeve të jashtëzakonshme të vajzave të reja në make-up është tepër i ndjekur në rrjetet sociale, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në instagram atë e përcjellin më shumë se 3 qind mijë ndjekës ndërsa puna e tij është prezantuar edhe në mediat botërore si “Business Insidera”, “Daily Mail”, “The Ellen Shoë” dhe të tjera.

Si grimier ai ka filluar të punoj para gjashtë viteve, por interesimi për këtë profesion ka qenë që në fëmijëri. (INA)


Flash Lajme