Është bërë kohë që kur mamaja e modeles së njohur Emina Çunmulaj është ndarë nga jeta. Emina gjithmonë e kujton atë, ndërsa sot ka ndarë në Instagram, një kujtim që gjithmonë i vjen në mendje, kur ec në rrugën që të çon në spital, në Amerikë.

Jeta është shumë e çmendur, shumë e bukur dhe shumë e trishtë. Kjo rrugë më kujton akoma udhëtimet e bukura dhe të dhimbshme. Unë dhe vëllezërit e mi, gjithmonë çonim mamin në spital dhe për të marrë trajtime…këto gropa në rrugë më kujtojnë shumë për të dhe më duket sikur akoma e dëgjoj të thotë: ‘ecni më ngadalë, po lëndohem’. Unë ecja me 30 mph, duke u munduar t’i shmang ata, duke ecuar sa më ngadalë të mundesha. Dhe do ecja shumë shumë shumë ngadalë, nëse do të më jepej dhe një herë mundësia vetëm ta përqafoja. Më mungon mami”, shkruan Emina./E.B-dritare.net


Flash Lajme