Joker i interpretuar nga Joaquin Phoenix, ka marrë çmimin më të madh në Festivalin e Filmit, në Venecia, atë të Luanit të Artë.

Filmi i regjisorit Todd Phillips për një horr komik, ku luan Joaquin Phoenix, tashmë po nominohet për Oskar, informon dritare.net

Roman Polanski fitoi çmimin Juria e Madhe për filmin “Një oficer dhe një spiun”, pavarësisht polemikave për nominimin e tij. Regjisori i filmit, u dënua për përdhunim në 1978-ën dhe është përballur me akuza të ndryshme për sulme seksuale. Polanski nuk mori pjesë në ceremoni. Ndërkohë në skenë për të marrë çmimin u ngjit gruaja e tij, Emmanuelle Seigner.dardania.com


Flash Lajme