Trashëgimtarja e Top Channel, njëkohësisht dhe blogere, Lori Hoxha, pas pyetjeve të shumta që kishte marrë në Instagram, në lidhje me ankthin dhe panikun, e ka ndjerë të nevojshme të komunikojë me ndjekësit e saj, për të ndarë eksperienca dhe këshilla në lidhje me problemet e shëndetit mendor.

Si  dhe kur Lori Hoxha ka zbuluar se kishte ankth?

Ajo e ka zbuluar në vitin 2012, ndërsa ishte në një parukeri. E fillimisht kishte menduar se ishte një atak në zemër, ndërsa më vonë e mjekët e kishin kuptuar.

“Në 2012. Isha në një sallon bukurie dhe mendova se ishte një atak në zemër, më pas më çuan në spital. Askush nuk më tregoi se kisha një atak paniku dhe pas kësaj bëra vizita në spital, për 8 muaj. Praktikisht, lashë shtëpinë, braktisa shkollën. Mendova se pata një sëmundje të rrallë që doktorët nuk po e gjenin dot. Më në fund, një ditë, doktorët gjetën shenja të ankthit dhe panikut. Kam vuajtur nga akthi me periudha. Periudha më e keqe ka qenë 2012 dhe vera e shkuar”.

Një fans e pyet nëse mori mjekime, dhe Lori i përgjigjet duke i thënë: “Nuk mora mjekime të përditshme, por kisha me vete gjatë gjithë kohës qetësues në rast ataku dhe paniku. Jam munduar gjithmonë ti evitoj mjekimet, sepse kam besuar te forca e trurit dhe trupit tim, ndonjëherë hormoni që mungon në trup dhe që shkakton këtë sëmundje, duhet mbajtur nën kontroll. Sigurisht, unë  nuk jam mjeke dhe gjithmonë duhet të konsultoheni me një mjek. Unë flas vetëm nga eksperienca ime”.

Pyetjes nëse ankthi largohet ndonjëherë përfundimisht, Lori thotë se nuk e di. “Nuk e di. Ndoshta ka njerëz që e kanë atë fat të mirë. Me mua, rikthehet herë pas here dhe besoj se ky është fati im”.

Lori Hoxha tregon se vendet ku e kap paniku dhe ankthi janë vendet publike, vendet e mbyllura apo ndonjë vend tjetër ku e sheh që nuk po del dot nga situata, ndërsa shkak mund të jetë ose gjenetika ose traumat e jetës.

“Mendoj se e kam gjenetike ose/dhe traumat e jetës. Nuk më intereson pse. Kam kuptuar se nuk ka arsye për ta pyetur veten pse, por në vend të kësaj fokusohem në atë çfarë mund të bëj për të ndihmuar veten”.

Sipas një fanseje, jeta e Lori Hoxhës është kaq perfekte dhe pyetja e saj për të është sesi mundet që ky problem të jetë shfaqur te ajo.

Lori Hoxha i është përgjigjur duke i thënë: “Ankthi nuk zgjedh. Askush nuk ka jetë perfekte. Duhet një fraksion sekonde për të bërë një foto, 24 orët e tjera nuk i sheh njeri”.

Paniku karakterizohet si një episod alarmi (frike), i cili fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore. Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje të trupit të pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht atakët e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike./E.B-dritare.net


Flash Lajme