Gazetarja sportive Ilda Bejleri, ka nisur mbrëmjen e djeshme sezonin e ri televiziv. Së bashku me Edi Manushin ajo do të drejtojë Procesin Sportiv, këtë herë jo më në Digitalb, por në Top Channel.

Në këtë sezon të ri, prezantuesja bukuroshe e emisioneve sportive, ka vendosur të bëjë një ndryshim në look-un e saj. Kryesisht Ilda, përgjatë verës, ka zgjedhur për flokët e saj, nuancat e lehta të biondes.

Tashmë ajo i ka errësuar disi, duke u rikthyer të ngjyrat brune.

Për natën e parë të emisionit të saj, Ilda, kishte veshur një fustan të zi, të gjatë me flokë të drejta, duke përdorur ton me ngjyra të errëta që ia theksonin më shumë sytë. Pavarësisht ndryshimeve, Ilda dukej e mrekullueshme./L.F-dritare.net


Flash Lajme