Unaza me shkronjën M, në gishtin e të dashurës së re të Miley Cyrus, Kaitlynn Carter nuk ka kaluar pa u vënë re, ndërsa çifti po largohej nga hoteli gjatë udhëtimit romantik në Nju Jork.

Ato e zbuluan romancën e tyre një muaj më parë, ditë pasi Miley u nda nga burri i saj, Liam Hemsworth.

Që nga shfaqja e tyre e parë, duke u puthur në një jaht në Itali, çifti Miley-Kaitlynn është bërë i pandashëm, shkruan dritare.net

Miley dhe e dashura e saj u fotografuan teksa po dilnin nga hoteli në Nju Jork. Në fotografitë e shkrepura shihet Kaitlynn teksa ecën para dhe Miley pas.

Në dorën e Kaitlynn shihen tre unaza, e në njërën prej tyre është shkronja e parë e emrit të Miley-t. Mos ndoshta ato u fejuan? Ende nuk dihet mirë. Presim që ta konfirmojë vetë çifti  iri.dardania.com


Flash Lajme