Të gjitha femrat bëhen bashkë, për një gjë kur hyjmë në një stinë të re: ndryshimi i look-ut. Kështu kanë vepruar edhe vajzat e showbizit shqiptar, të cilat kanë bërë tek-tuk ndonjë ndryshim të vogël, kryesisht te nuancat e flokëve apo gjatësia.

Arbana Osmani, pas kthimit nga Parisi, i cili ishte destinacioni i saj i radhës, ka vendosur edhe t’i zgjasë pak flokët, por edhe t’i errësojë një nuancë më shumë.

Me  një look, krejtësisht natyral, me flokë në ngjyrat e lajthisë dhe paksa me onde, Arbana duket e mrekullueshme./L.F-dritare.net


Flash Lajme