Për të shtatin vit radhazi, Rihanna organizon eventin e saj për të mbledhur para për fondacionin “Clara Lionel”. Ky fondacion u krijua në vitin 2012 për të mbështetur arsimin dhe shëndetin në të gjithë globin.

Rihanna dukej e mahnitshme, ndërsa veshi një fustan të zi, me një pjesë të bardhë të fryrë poshtë gjunjëve. Fustani ishte me qafë golf dhe krahë të gjata.

Nga këmbët ylli i këngës Work, mbante veshur një palë sandale të bardha. Flokët i kishte kapur çrregullt dhe buzët flakë të kuqe.

Eventit të yllit 31-vjeçar iu bashkuan edhe shumë të famshëm, mes tyre: Cardi B, Pharrell, Cindy Bruna, Karlie Kloss, Shanina Shaik etj.dardania.com

Foto 1 nga 13


Flash Lajme