Aktorja hollivudiane, Demi Moore është gati për të botuar librin e saj me kujtime ‘Inside Out’. Në këtë libër, ajo ka zbuluar detaje tronditëse për fëmijërinë e saj dhe nga martesa me aktorin, Ashton Kutcher.

Në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’, aktorja foli për kohën kur iu desh të nxirrte ilaçet nga goja e nënës së saj, të cilat ajo i kishte pirë.

“Gjëja tjetër që mbaj mend është se përdora gishtat, gishtat e vegjël të një fëmije, për të nxjerrë pilulat që nëna ime kishte futur nga goja. Babai mbante gojën hapur dhe më thoshte se çfarë duhet të bëja. Që atëherë diçka brenda meje ndryshoi, fëmijëria ime kishte mbaruar.”,- tha Demi, shkruan dritare.net

Sipas intervistës, Demi dhe vëllai i saj nuk kishin një fëmijëri të qëndrueshme, pasi që të dy udhëtuan shumë me prindërit e tyre nomade. Ajo i la prindërit e saj në shtëpi dhe u martua me Freddy Moore, një muzikant. Megjithatë martesa nuk zgjati shumë dhe të dy u ndanë pas pesë vjetësh.

Demi u martua me Bruce Willis në 1987. Çifti pati tre fëmijë së bashku.

Ata u ndanë në vitin 2000. Pas pesë vjetësh nga divorci i saj me Bruce, Demi u martua me Ashton në 2005-ën. Demi ishte 16 vjet më e madhe se Ashton. Demi zbuloi se ka humbur një fëmijë që kishte me Ashton. Në atë kohë ajo konsumonte shumë alkool.

Kur ajo humbi vajzën, të cilën kishte menduar ta quante Chaplin Ray, Demi fajësoi veten. Ajo tentoi të ngelë sërish shtatzënë përmes trajtimeve të fertilitetit in vitor, por nuk ia doli. Pas kësaj ajo pinte shumë alkool dhe nisi të konsumonte edhe një ilaç që ndalonte dhimbjet. Aktorja dhe Ashton u ndanë në 2013-ën.

Në librin e saj, Demi ka rrëfyer se kur ishte 16 vjeçe është përdhunuar. Libri ‘Inside Out’ do të publikohet më 24 shtator.dardania.com


Flash Lajme