Gazetari, Blendi Fevziu njihet për pasionin e tij për udhëtimet në vende të lashta dhe më pak të vizituara të botës. Së fundmi ai ka vizituar Samarkandin, në Uzbekistan.

Samarkand është një qytet i njohur për xhamitë dhe mauzolet e tij. Është në Rrugën e Mëndafshit, rruga e lashtë tregtare që lidh Kinën me Mesdheun.

Ky është kryeqyteti ku lindi i famshmi Aladin. Samarkandi mbrohet nga UNESKO dhe është një nga qytetet më të rëndësishme të trashëgimisë Kulturore Botërore. Gazetari Fevziu shkruan se, kur e viziton këtë qytetet, të duket sikur je kthyer te 1001 netët.

“Kryeqyteti i Timur Lang – ut, qyteti ku jetoi Omar Kajami, ku sipas legjendës Nastradini krijoi barsoletat e tij dhe ku lindi Aladini i famshëm i Llampes, SAMARKAND, është sot i mbrojtur nga UNESCO dhe një nga qytetet më të rëndësishme të trashëgimisë Kulturore Botërore. Kur e viziton duket sikur je kthyer në 1001 Netët.“,-shkruan Fevziu.dardania.com


Flash Lajme