Ajo mund të mos jetë Mbretëresha e Anglisë ende, por Kate Middleton di ta zotërojë mirë lojën e stilit. Jo vetëm që ka një truk të bukur për të ricikluar veshjet e saj, por mund ta bëjë veshjen e takave më pak të dhimbshme.

Sidoqoftë, ndryshe nga Meghan Markle, Kate nuk i thyen shumë rregullat e veshjes që ka vendosur mbretëresha Elizabet, por ekziston njëri që ajo e thyen tërë kohës.

Sipas kodit të veshjes mbretërore, vetëm thonjtë me ngjyra natyrale lejohen në ngjarjet zyrtare mbretërore, dhe anëtaret e familjes duhet t’i mbajnë ata po kështu edhe në ato jozyrtare, shkruan dritare.net

Të gjithë e pamë Meghan Marklen me thonj të errët, ndërsa mori pjesë në British Fashion Awards në fillim të vitit, por ne nuk e kemi parë mbretëreshën Elizabet që t’i lyejë thonjtë me ngjyrë të errët, prej vitesh.

Dhe Kate nuk i pëlqen thonjtë me ngjyra të zbehta. Kur u martua ajo i leu me ngjyrë rozë të zbehtë. Por herë të tjera kemi parë që Dukesha e Kembrixhit, ka guxuar me thonj të errët.

Që nga viti 2012, Kate Middleton është fotografuar disa herë me thonj të kuq. Si nuk e kemi vërejtur? Sespe ajo lyen vetëm të këmbëve me nuanca të errëta.dardania.com


Flash Lajme