Pamela Aliaj – Pas altarit në Prishtinë, të sapomartuarit vendosën ku do jetojnë – Nga fustanet, ftesat e deri tek vendi i ceremonisë, detajet e martesës së çiftit



Ditën e sotme, moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Para pak ditësh, në mediat sociale qarkulluan foto të ftesave të dasmës së çiftit në formën e guaskës. Nga detajet e ftesës, u kuptua se ceremonia do të bëhej në një vend bregdetar, ndërsa ditën e djeshme “Tiranapost.al” ka zbuluar super resortin ku do të bëhet dasma. Ai ndodhet në plazhin e Malit të Robit, shumë pranë bregut dhe ka një pamje fantastike të detit. Resorti gjigant ka, gjithashtu, një pishinë dhe një platformë në mes të detit, e cila lidhet me pjesën tjetër nëpërmjet një ure druri. Madje, në muajin shkurt të këtij viti, Jonida Vokshi publikoi në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto ku kishte pozuar në këtë resort, ndërsa ne tani kuptojmë se që atëherë moderatorja e ka bërë zgjedhjen e saj. Sot, në 14 shtator, moderatorja dhe aktorja e dashur për publikun shqiptar, Jonida Vokshi për pak orë do t`i thotë  “Po” partnerit të saj, Besnik Krapi në një ceremoni që padyshim, ka për të tërhequr të gjithë vëmendjen e mundshme mediatike. Përgatitjet shkojnë mirë, dhe të paktën një prej elementeve më të rëndësishëm, fustani i nusërisë, është zgjedhur.

jonida 4jonida 1jonida 6jonida 7jonida 5jonida 8
<
>

Jonida e paska ndarë mendjen, dhe këtë na e tregoi Amarda Toska, përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale. “U krye, Jonida Vokshi mezi po presim të të shohim në altar“, ka shkruar ajo. Ami më tej postoi dhe foto të cilat tregonin fustanet që Jonida kishte provuar! Ndërsa pak ditë para ceremonisë në rrjet u postua një foto e marrë nga mediat rozë ku duket se detajet e preferuara të çiftit kanë qenë guaskat dhe perlat. Siç mund ta shihni, në ftesë ndodhen dy guaska-letër, shoqëruar me perla dhe zinxhirë me rruaza, ndërsa ceremonia pritet që të zhvillohet në bregdet. Çifti do të bëjë vetëm një dasmë dhe siç tregoi Jonida për Prive, do të jetë jashtë zakoneve. “Unë nuk kam fantazuar ndonjëherë për ceremoni, dasmën, traditën. E gjithë kjo rrodhi shumë natyrshëm. Dhe kështu dua që të shkojë e gjithë gjëja. Nuk dua asgjë të paramenduar, të ëndërruar. Dua që gjithçka të shkojë thjesht dhe bukur. Për sa kohë dasma është e përbashkët, edhe zakonet do të jenë të përbashkëta. Por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve,” tregoi Vokshi. Ajo dhe Besniku duan të bëjnë fëmijë, por se sa, e ka në dorë Zoti. “Unë i dua shumë fëmijët. Sa më shumë aq më mirë. Nuk kam një numër. Ne në Tiranë themi ‘sa të ketë shkruajtur Zoti,’” shton Jonida. Presim me padurim fotot e para dhe videot për të parë Jonidën e Besnikun si nuse e dhëndër! Kujtojmë se pas dasmës, çifti ka vendosur të jetojë në Prishtinë.

 


Flash Lajme