Reperi i njohur amerikano-shqiptar, Gashi, shumë shpejt do të publikojë albumin e tij të parë. Këtë e ka zbuluar vetë ai, përmes një postimi në Instagram.

Gashi shkruan se ka punuar pa ndalur, për 10 vjet, për të bërë këtë ëndërr realitet, ndërsa shprehet se rruga nuk ka qenë aspak e lehtë dhe shumë dyer i janë mbyllur.

“ Zakonisht urrej të bëj përshkrime të gjata.. kështu ju kërkoj ndjesë paraprakisht. Doja vetëm t’ju thoja që kam 10 vjet që po punoj për të arritur këtu ku jam. Kishte njerëz që më mbyllën derën, njerëz që hidhnin baltë mbi emrin tim, që të tjerët të mos më pëlqenin, por unë vazhdova rrugën. Albumi im i parë publikohet për 6 ditë. Prindërit e mi nuk dinin anglisht, por e gjetën rrugën për të ardhur në Amerikë. Tani është radha ime që ‘Ëndrrën Amerikane’ ta sjell në jetë. Që fëmijë gjithmonë kam ëndërruar që gjithë këto gjëra të ndodhnin. Gjëja më e mirë që bëra, është se kurrë nuk u ndala”, shkruan ai.

Visualizza questo post su Instagram

Un post condiviso da (@gashi) in data:

Kujtojmë që Gashi është një nga artistët shqiptarë më të suksesshëm në botë, i cili gjithmonë e ka promovuar Shqipërinë dhe gjithmonë është ndjerë krenarë për origjinën e tij/E.B-dritare.net


Flash Lajme