Adelina Ismaili nuk i mungoi muzikës këtë verë sepse solli një super hit në bashkëpunim me Rina Balajn, një ripërpunim të këngës “Qikat”.

Mirëpo në rrjete sociale, kohët e fundit Adelina i kishte munguar fansave.

E së fundmi këngëtarja së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj Uliksin ndodhen me pushime në Greqi.

Nga pushimet Adelina ka postuar një foto me bashkëshortin dhe tregon se pranë tij ndihet e lumtur.

“Nuk doja të bija në dashuri, por kur ti buzëqeshe e dija që do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar Adelina.

 Fjalët Kyce

Adelina Ismajli


Flash Lajme