Moderatorja dhe këngëtarja Rozana Radi, u ka lënë hapësirë fansave të saj t’i bëjnë pyetje, nëse janë kureshtare për ndonjë gjë. Përmes opsionit “Pyetje-Përgjigje”, në Instagram, ajo ka folur për gjërat që fansat e kanë pyetur.

Duke marrë shkasë nga këngët e saj, veçanërisht ajo e Këngës Magjike 2016 e titulluar “Ma thuaj ti”, një fans e ka pyetur sesi e përshkruan dhimbjen.

Rozana i është përgjigjur duke i thënë: I këndoj dhimbjes për t’u dhënë forcë atyre që e përjetojnë”./E.B-dritare.net


Flash Lajme