Këtu kemi një listë të shkurtër të njerëzve që njohin Meghan Markle: unë, ti dhe çdo qenie humane në këtë botë. Përveç Kelly Clarkson. Për arsye që mbeten ende misterioze, Kellyn nuk duket të jetë aq e fiksuar me familjen mbretërore britanike, ashtu siç janë shumica prej nesh.

E ftuar në emisionin e Ellen Degeneres, Kellyt iu shfaq para fotoja e Meghan Markle. Ajo duhej t’i thoshte emrin dhe t’i bënte një kërkesë.

Sapo fotoja u shfaq në ekran, Kelly u dëgjua të thoshte: E njoh këtë..ajo është një princeshë” , ndërsa Ellen iu afrua duke i treguar emrin se kush ishte.

Ajo u justifikua dike thënë se nuk e dinte pse nuk i ngjante si Meghan, dhe pyetja që do t’i bënte ishte pikërisht kjo: “Pse nuk më dukesh si Megahn?”. Shikoni videon më poshtë./E.B/dritare.net


Flash Lajme