Loredana dhe Mozzik me shumë gjasa i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pavarësisht se ende nuk kanë pranuar asgjë publikisht.

Ata kanë disa kohë që nuk janë parë bashkë dhe ditëlindjet i festuan të ndarë.

Madje, Loredana dhe Mozzik as nuk e uruan njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Në fillim ata nuk reaguan fare lidhur me lajmet, megjithatë postimet e fundit që po bëjnë në rrjetet sociale, kanë ngjallur shumë dyshime.

Duket se këngëtarët po hedhin kunja për njëri-tjetrin dhe e fundit është Loredana.

Reperja ka publikuar në Instastory dy foto dhe në secilën prej tyre ka shkruar dedikime që mund të jenë për Mozzik.

Tek fotoja e parë ajo shfaqet para një pasqyrë dhe në të shkruan: “Unë ta thyej zemrën aq sa ti të mos e ndjesh më”.

Ndërsa në foton tjetër ajo i drejtohet një ish të dashuri.

“Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde, thjesht mendo që dikush po takohet me ish-in tënd dhe mendon se ai është special”, shkruan Loredana.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë fshirë nga Instagram-i fotot ku shfaqeshin bashkë dhe kanë lënë vetëm ato të koncerteve. Gjithashtu ata nuk ndiqen as në rrjetet sociale.


Flash Lajme