E njohur ndryshe si Bad Girl (vajza e keqe), Rihana, këtë tetor do të sjellë në treg një projekt të ri. Këtë herë nuk bëhet fjalë për fushën e muzikës.

Së shpejti Riri-n do ta shohim si një shkrimtare. Ngjan pak çudi, por ja që mesa duket ajo di t’i bëjë pak nga të gjitha.

Pak kohë më parë edhe modelja shqiptare me famë botërore Angela Martini, njoftoi se në tetor do të nxjerrë librin e saj autobiografik. A thua që ajo të ketë qenë frymëzim për Rihanën?

Këtë nuk e dimë me siguri, por këto dy projekte janë shumë të ngjashme. Të dyja autoret e reja, do të sjellin një botim për jetën e tyre.

Angela rrugëtimin nga Shqipëria në Amerikë dhe Rihana nga Barbadosi në Amerikë. Vështirësitë, pengesat, dhe çdo gjë tjetër nga jeta e tyre do të shkruhet në letër.

View this post on Instagram

A post shared by (@badgalriri) on

Rihana u shpreh se për këtë libër, ka punuar më shumë se 5 vjet, dhe me 24 tetor do ta publikojë atë për të gjithë fansat e saj. Një veçanti që ka botimi i saj, janë fotot personale që nuk janë publikuar kurrë më parë./L.F-dritare.net


Flash Lajme