Anjeza Shahini, i është dashur të bëjë një postim të dytë për të sqaruar publikimin e parë. Siç ndodh zakonisht, lajmet kryesisht për njerëzit e famshëm, burim kanë intagramin.

Edhe në këtë rast posti i Anjeza Shahinit, ku shkruante se “ Më vjen mirë që konkurrimet nëpër festivale I mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra“, shoqëruar me videon nga pjesëmarrja e saj në Këngën Magjike, u bë lajm se ajo kishte hequr dorë nga koncertet.

View this post on Instagram

A post shared by (@anjezashahiniofficial) on

Pak orë më pas, asaj iu desh të sqaronte mbarë opinionin publik. Në fakt, vërtet ajo mund të jetë shkëputur nga konkurrimet në festivale, por jo nga skena.

Në një koment ajo shkroi:

“Te dashur miq, ju jam shume mirënjohëse për respektin tuaj ,por me lejoni t’ju sqaroj, “E kisha fjalën vetëm për konkurrimet neper festivale. Skena është e artisteve ne çdo kohe, dhe unë shpresoj ti rikthehem asaj se shpejti. Love”.

Por mesa duket kjo nuk mjaftoi ndaj ajo i dedikoi një tjetër postim kësaj çështjeje për ta sqaruar një herë e mirë.

View this post on Instagram

A post shared by (@anjezashahiniofficial) on

“Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj dicka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi sic e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”. Nuk mendova që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë. Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e tura madje dhe shumë para”, shkroi Anjeza.

Na vjen mirë që Anjeza e sqaroi këtë lajm, për më tepër ne shpresojmë që dalja e saj në skenë të jetë sa më afër./L.F-dritare.net


Flash Lajme