Ka kohë tashmë që këngëtarja shqiptare, i ka munguar skenës së muzikës dhe nuk ka sjell asnjë projekt të ri muzikor. Bëhet fjalë për Vesa Lumën, e cila ka thënë se zhvillimet e fundit në jetën e saj, lëvizja e shpeshtë Shqipëri-Zelandë e Re, e kishin bërë atë të humbte frymëzimin.

“Dua t’ju kërkoj falje të gjithëve që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë, nuk më vjen frymëzimi në asnjë moment. Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një ‘presion’ për të nxjerr 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë 98% të rasteve as që do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme të gjej drejtimin e duhur, për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri.



Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjen sime për momentin. Do të mundohem mos t’ju zhgënjej.”- shkroi ajo në ‘Instagram’. Mirëpo, duket se frymëzimi është rikthyer dhe në projektin e ri të Vesës do të bashkëpunojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Njomza. Vesa dhe Njomza janë takuar në Zelandën e Re, teksa Vesa ndiqte performancën e këngëtares. Mirëpo, ajo nuk ka duruar ta mbajë më gjatë lajmin e bukur për vete, ndaj në një foto me Njomzën në Instagram ka shkruar: “Çfarë nate! Njomza ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, çfarë performance! Shumë krenare për ty. Mezi po pres për këngën tonë. Po, do të më shkruajë një këngë, ky është lajmi!”- janë fjalët e këngëtares, e cila duket super e lumtur nga ky bashkëpunim. Mezi presim të shohim këtë surprizë të bukur të rezervuar nga vajzat!


Flash Lajme