Një grua mbeti e shtangur pas një shëtitje në plazh, kur ajo gjeti një guackë që dukej tamam si Osama bin Laden.

Debra Oliver gjeti objektin e veçantë në Winchelsea Beach, East Sussex.

60-vjeçarja ishte “mahnitur në gjetjen kurioze” ndërsa shkoi për shëtitje dhe festoi përvjetorin e 42-të të martesës me burrin e saj Martin, 62 vjeç.

Sekretarja ligjore Debra e kuptoi se guacka, që mendohet se ishte nga një gocë deti, kishte një ngjashmëri të çuditshme me terroristin e al-Kaedës, e më pas e hodhi atë në internet duke shkaktuar jo pak të qeshura.

Debra, nga Brentsford, në perëndim të Londrës, tha: “Nuk është se shpesh ju gjeni një guackë deti që duket si dikush në të detaj, kështu që gjetja e Osama bin Ladenit ishte e mahnitshme”.