Në muajin gusht të këtij viti mësuam se modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ky vendim erdhi si pasojë e largësisë së çiftit, të cilët gjatë gjithë kohës ndodheshin në vende të ndryshme nga njëri-tjetri.

Kjo gjë nuk po i bënte aspak mirë lidhjes së dyshes, kështu Bella dhe The Weeknd menduan të fokusoheshin secili në punën e tij.

Mirëpo dy ditë më parë modelja festoi ditëlindjen dhe sipas burimeve, jo vetëm që ka marrë një urim nga The Weeknd, por ata edhe janë takuar!

Pas festës së ditëlindjes me të afërmit e saj në New York, ajo është parë të dalë nga restoranti dhe të futet në makinën e këngëtarit.

Pra, ata kanë kaluar kohë së bashku dhe duket se gjërat mes tyre po ngrohen sërish.

Mirëpo ende nuk dihet nëse çifti e ka nisur sërish lidhjen aty ku e la, apo gjërat kësaj here po rrjedhin më ngadalë mes tyre.


Flash Lajme