Kim Kardashian dhe Meghan Markle janë dy gratë më të famshme në botë për momentin, dhe nëse keni menduar ndonjëherë se çfarë mendojnë ato për njëra-tjetrën, dritare.net ka për ju gjysmën e përgjigjes.

Kim së fundmi ishte në Armeni, ku foli në Konventën e Teknologjisë. Një reporter vendas e pyeti se çfarë mendimi kishte për sulmet ndaj Princ Harryn dhe Meghan Markle, duke qenë se Kim është fanse e çiftit mbretëror.

Ajo tha: “Mendoj se të gjithë bëjnë zgjedhjet e tye dhe marrin vendimet e tyre. Unë mendoj se, askush nuk është perfekt. Unë nuk jam, ata nuk janë. Nuk e di kush është. Unë e dua dhe e vlerësoj faktin që ata sjellin në vëmendje lëvizje kaq të rëndësishme, që duhet të ndodhin, dhe gjëra për të cilat janë vërtet të apasionuar, si kauza për të ndryshuar botën”.

Natyrisht, Kim e di se si është të jesh në qendër të vëmendjes, kështu që ajo ndoshta pajtohet me disa nga ato që po kalon Meghan./E.B-dritare.net


Flash Lajme