Zënka mes Kejvina Kthellës dhe Françeska Jaçes është përfolur prej kohësh në media, deri sa velina u detyrua të japë një shpjegim e pyetur në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Fillimisht u përfol se arsyeja e sherrit është bërë një çantë e shtrenjtë, por Kejvina e hodhi poshtë këtë arsye dhe tha se mes tyre nuk ka asnjë sherr, thjesht kanë vendosur të mos kenë më marrëdhënie.

Por si qëndron e vërteta e zënkës mes dy vajzave që dikur ishin shoqe tepër të ngushta?!

“Shqiptarja.com” shkruan se sherri me Kejvina Kthellën i ka krijuar “armiq” të tjerë Françeska Jaçes.

Bëhet fjalë për modelen tjetër Oriola Marashi, e cila thuhet se në këtë rast mban anën e Kejvinës, duke qenë se kanë dhe lidhje familjare me njëra-tjetrën.

Ka qenë ish-banori i “Big Brother”, Ben Kasemi, ai i cili është shprehur se Kejvina dhe Françeska nuk flasin me njëra-tjetrën dhe shkak është bërë një çantë “Chanel” që Kejvina i ka marrë borxh Françeskës e më pas e ka humbur.

“Boll me Françeskën se ia kemi rrit pazarin. Tani Kejvina i ka marrë borxh një çantë ‘Channel’ kësaj dhe na i paska humbur kësaj ‘modeles’. Kjo e akuzon se Kejvina ia kishte vjedhur dhe Kejvina si zonjë e rëndë ia bleu në dyqan dhe ia dha të re. Që atë ditë u prishën. PS: Hajde sqarim hajde!”. Pas kësaj, të dyja vajzat kanë fshirë çdo foto bashkë në rrjete sociale dhe nuk ndiqen më në Instagram”, është shprehur ai.

Por përveç Oriolës dhe Kejvinës, Françeska Jaçe ka prishur raportet me një tjetër personazh të njohur. Fotografi Juxhin Kurti, jo vetëm që nuk e ndjek atë në “Instagram”, por ka fshirë pothuajse të gjitha fotot me të.


Flash Lajme