Para disa javësh, Kylie Jenner dhe Travis Scott i dhanë fund lidhjes së tyre. Pavarësisht të gjithë lajmeve që kanë qarkulluar, për çështjet e mashtrimit dhe akuzave të shumëfishta për tradhti, sërish Kylie e ka konsideruar babain e vajzës së saj, një mik.

Por, ndërsa Kylie është e vendosur të mos kthehet më me Travis, familja e saj, Kardashianët, duan që ata të dy të pajtohen.

Sipas një burimi për revistën “People”, Kardashianët mendojnë se Kylie dhe Travis janë një kombinim shumë i mirë dhe do të ishte një zhgënjim nëse ata nuk rregullojnë marrëdhënien.

“Familja e saj dëshirojnë që ata të jenë bashkë. Travis mund të mos jetë perfekt, por ai është një partner dhe baba i shkëlqyer. Të gjithë janë të shqetësuar nëse Kaily nuk do arrijë t’i kuptojë gjërat”, ka thënë burimi pranë familjes Kardashian./E.B-dritare.net


Flash Lajme