Bukuroshja Diellza Kolgeci ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, në TV Klan. Ajo ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, ku ndër të tjerash ka treguar edhe si e njohu dashurinë e jetës së saj, basketbollistin Fisnik Rugova.

“Kur kemi filluar tamam ka qenë para 2–3 viteve. Fisi më ka shkruar edhe më herët, jo se e kam injoruar por në fillim nuk e kam pëlqyer ashtu, e kam ndjekur si futbollist, se mua më pëlqen sporti, më pëlqente si sportist. Kur kemi qenë më shumë bashkë, me shoqëri më ka pëlqyer karakteri i tij, që është shumë i qetë, edhe me qenë nervoz është shumë i buzëqeshur. Pak a shumë e kemi të ngjashme këtë, por unë në shtëpi e tregoj, jam temperament. Shoqëria dhe vendet e njëjta janë ato që na ka lidhur”, ka thënë fillimisht Diellza. E njëjta më pas ka vazhduar të tregojë se si në bisedë e sipër e kishte gjetur vetën shumë më pranë Fisnikut, dhe nuk ishte bazuar në pamjen e jashtme. “Gjatë bisedimeve, kur flet me dikë më gjatë, janë ato shkëndija që unë gjithmonë them që kur dikë e ndjen vërtet, nuk mund të thuash që kjo ose ajo më bëri përshtypje. Gjithmonë femrat e kanë jo zeshkan, jo biond, mua këto më duken qesharake. Gjithmonë është diçka, një shkëndijë, nuk e dinë as vetë çfarë është. Por vetëm e dinë që është njeriu jot, njeriu i zemrës tënde. Ndoshta ka qenë ajo qetësia e tij por jo vetëm kjo, ka qenë diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Unë shpesh them ka qenë e shkruar nga Zoti, se besoj shumë në Zot”, ka thënë Kolgeci. Edhe pse tashmë janë prindër të një vajze, Diellza tha se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të bëjë dasmë, por që dëshira për një gjë të tillë nuk është më edhe aq entuziaste.


Flash Lajme