Sfilata e Alketa Vejsiut dhe Valdrin Pjetrit do të mbahet mend gjatë.

Në Class Fashion Show u prezantuan koleksionet e vitit 2020; ato të Class By Alketa Vejsiu, Evening e Bridal, koleksioni Bridal i Rosa Clara-s, si dhe koleksionet e stilistit Valdrin Sahiti.

Në dukje sfilata ishte perfekte. Por në prapaskenë, na paska pasur disa probleme të vogla, që na i ka treguar vetë Alketa.

Në Class Fashion Show ishin ftuar pothuajse të gjithë vipat shqiptarë. Ndërsa poston prapaskenat e eventit gjigant, Alketa ka vlerësuar prezencën e atyre që i shkuan në sfilatë.
“Faleminderit të gjithëve atyre që erdhën! E vleresoj shumë prezencën tuaj. Të nderosh një ftesë është shumë fisnike!”,- shkruan Alketa.

Prezantuesja nuk ka lënë pa falënderuar edhe ata që i thanë se do të shkonin në event, e nuk i vajtën, apo ata që shkuan vonë e pritën te dera. Në fund të fundit, orari është orar, por kur vjen puna te rregullat, në shqiptarët jemi pak të vonuar.

Faleminderit edhe atyre që konfirmuan që do vinin, por nuk erdhën! Dhe i zunë vendin atyre që janë lutur që të vinin!
Atyre që erdhën vonë dhe mbetën te dera sepse orari është një nocion që nuk respektohet gjithmonë si duhet në vendin tonë!
Atyre që erdhën vonë dhe ecnin mes për mes pasarelës si supermodelë? Atyre që duhet të ishin, por nuk erdhën dot!?♀ Atyre që mbetën pa bilete sepse vendet ishin të gjitha të konfirmuara. Për ata më vjen vërtetë keq dhe do i përkushtohem shumë herës tjetër! Disa të tjerë nuk i ftova vetë sepse e dija që do të gjenin arsye për t’u shmangur! Me Jo-të s’kam shumë dëshirë të ballafaqohem!”,- shkruan Alketa.dardania.com

View this post on Instagram

A post shared by (@alketavejsiu) on


Flash Lajme