Aktorja shumë e dashur për publikun Alina Boz e njohur përmes telenovelës ‘Mos ma lësho dorën’ në rolin e Azrës.

Përpos kësaj, edhe telenovela ‘Fate të kryqëzuara’ e bëri edhe më të njohur Alinën, teksa ishte në rolin e Hazallit.

Aktorja bukuroshe prej kohësh shijon romancën me partnerin e saj Mithat Can Ozer, i cili është 37 vjeç ndërkohë që Alina ëshë vetëm 20.

Por diferenca e madhe e moshës nuk ka ndikuar fare tek dyshja e famshme, pasi ata e kanë marrë seriozisht lidhjen.

Madje flitet se ata janë duke shkuar drejt hapit të madh të martesës. Alina dhe Mithat nuk kanë bërë të ditur një datë të caktuar, duke thënë se nëse do të vendosin, do e ndajnë lajmin e gëzuar me të gjithë. Na mbetet të presim.


Flash Lajme