Një incident i ka ndodhur këngëtares me famë botërore, Lady Gagës. Ndërsa ishte duke performuar në skenë, këngëtarja ka rënë nga ajo mbi fansat.

Ylli ftoi në skenë një fans, ai shkoi atje dhe Lady iu hodh në krahë.

Por ai nuk e mbajti dot dhe bashkë me këngëtaren ranë nga skena, mbi fansat e tjerë, shkruan dritare.net

Por si një divë që është, Gaga u rikthye në skenë, bashkë me fansin.

“Është e mrekullueshme. Ne e duam aq shumë njëri-tjetrin, sa ramë nga skena. Në krahët e njëri-tjetrit. Në jemi si Jack dhe Rose e Titanikut. Mendoj se do të pimë një kafe pas kësaj.”,- tha këngëtarja.dardania.com


Flash Lajme