JLo është shfaqur rrugëve të New York me një fustan madhështor të nusërisë për xhirimet e filmit të saj më të ri, ‘Marry me’.

Aktorja Jennifer Lopez tashmë po ndjek suksesin me një film tjetër të radhës, pas lavdave që ka marrë për aktrimin që ka bërë në filmin Hustlers.

JLo është fotografuar në një fustan të veçantë si nuse, për rolin e saj në filmin ‘Marry me’.

Ajo duket madhështore në fustanin e përgatitur enkas për të, ndërsa në film luan rolin e një ylli të muzikës, e cila është në lidhje me personazhin të cilin e luan këngëtari latin, Maluma.

Filmi është në fazat e xhirimeve dhe nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të fillojë të shfaqet.


Flash Lajme