Kanë kaluar dy ditë që kur Jennifer Aniston ka hyrë në Instagram, por është që tani personi im i preferuar për të ndjekur për të thënë të vërtetën.

Ajo publikoi foton e rrallë të takimit të Friends nga asgjëja të martën dhe të gjithë, duke përfshirë dhe të famshmit e tjerë, luajtën mendsh, shkruan dritare.net

Ajo theu dhe rekordin e princit Harry dhe Meghan Markle për llogarinë e Instagramit që arriti 1 milion ndjekës më shpejt. E bëri këtë vetëm në 5 orë.

E gjitha kjo, na ka bërë shumë nostalgjik. Shikoni instagramin e Courtney Cox duke i uruar mirëseardhjen Jen në platformë.

“Ç’kemi Jen! Mirëserdhe në botën e medieve sociale…Ta shpif. Do të të pëlqejë !”

Por pjesa më e bukur e së gjithës ishte kur ylli i Bachelorette, Kaitlyn Bristowe i bëri pyetjen përgjigjen e së cilës duam ta dimë të gjithë: A janë Ross dhe Rachel ende bashkë?

Në qershor, Jen tha gjatë një interviste në Today show që ajo beson se Ross dhe Rachel do të ishin bashkë “patjetër”.

Krijuesit e Friends Marta Kauffman dhe David Crane thanë në një event muajin e shkuar që ata besojnë që çifti do të jenë bashkë në 2019.

Por Jennifer Aniston dhe Instagrami i saj i sapohapur duket se kanë një ide tjetër, duke qenë se ajo tha që ata ishin në një periudhë pushimi.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Ross dhe Rachel në javët e kaluara, por shpresoj që t’i zgjidhin gjërat.

Dhe të lutem, vazhdo të jesh e mrekullueshme në Instagram, Jen!/Përshtati për dritare.net: Ada Shehu.


Flash Lajme