Egla Xhemali – Ka kohë që po qarkullojnë në mediat rozë një treshe vajzash të ekranit, që duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Mbrëmjen e pardjeshme pranë Liqenit të Thatë të Tiranës ka ndodhur një sherr midis tyre.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, Oriola Marashin dhe Einxhel Shkirën. Një burim ka treguar për “Iconstyle.al” se vajzat janë zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit. Por pas përleshjes duket se Einxhel nuk e ka lënë me kaq. Mësohet se Einxhel ka bërë një denoncim në postën e policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse. Einxheli dhe Kejvina thuhet se janë parë me shenja ngado dhe dyshohet se gjithçka ka filluar pas fitores së Kejvinës në “Dance with me”.



Dy ditë më parë ajo rrëmbeu kupën e spektaklit dhe dyshohet se Einxhel ka lëshuar disa thumbime ironizuese kundrejt saj. Pas sherrit Oriola dhe Kejvina janë larguar me makinën e kësaj të fundit, ndërsa Einxhel ka shkuar në polici së bashku me vëllain e saj. Kjo e fundit është mikeshë me Françeska Jaçen dhe thuhet se më herët Kejvina është zënë me të për shkak të një çante të shtrenjtë. Kejvina Kthjella dhe Oriola Marashi kanë debatuar në rrugë me Einxhel Shkirën, e thuhet se kjo ka arritur deri në dhunë fizike. Edhe pse Kejvina dhe Oriola ende nuk kanë dhënë një prononcim, Shkira ka bërë një deklaratë për Anabel.al, ku dhe ka sqaruar situatën. “Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për ta takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën.

Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik”, ka sqaruar Einxhel. Edhe pse nuk është zbuluar arsyeja, duket se sherri ka prishur një herë e përgjithmonë marrëdhënien mes vajzave. Kujtojmë se Kejvina dhe Oriola janë në konflikt edhe me Françeska Jaçen dhe aludohet se gjithçka ka ndodhur për një çantë ‘Channel’. Dyshja e vajzave, Kejvina dhe Oriola nuk kanë reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë duke lënë kështu të kuptohet se pesha e fajit i përket atyre. Edhe pse situata është mjaft e ndërlikuar vajzat nuk reshtin së qenit aktive në rrjetet sociale duke thumbuar jo rrallë herë njëra-tjetrën me shprehje plot kunja. Pas deklaratës së moderatores, ne duhet të presim dhe variantin e Kejvinës dhe Oriolës për të kuptuar më mirë këtë ndodhi. Shpresojmë që gjithçka të ngelet me kaq dhe konfrontimet mes tyre të evitohen.


Flash Lajme